Gjatë javës së kaluar, punonjësit e bashkisë Kukës u angazhuan në aksionin vullnetar, për pastrimin e qytetit.
Këtij aksioni i’u bashku edhe kreu i bashkisë Z. Safet Gjici, i cili e vuri rëndësinë tek mbajtja pastër e mjedisit.
Ai tha se: “Në qoftë se njeriu varet prej natyrës, edhe ajo varet prej tij, ajo e krijoi njeriun, njeriu e transformon atë. Mbajtja pastër e mjedisit është shumë e rëndësishme për jetën dhe shëndetin tonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.”
Aksioni vullnetar u shtri në të gjithë rrethin e Kukësit, ku morën pjesë punonjës të administratës, mësues, nxënës etj.
Pastrimi përkoi edhe me Ditën Botërore të Mjedisit, ditë e cila kujtohet më 5 qershor të çdo viti, e që shërben për inkurajimin për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin nga sfidat e ndryshme me të cilat përballet sot.