Kryetari Gjici pa nga afër prishjen e objekteve pa leje në lagjet 4, 5, dhe 6

Paraditen e sotme kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, inspektoi aksionin për lirimin e hapsirave publike, në lagjet 4, 5, 6 dhe në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kreu i Bashkisë Gjici, tha se të gjitha objektet të legalizuara ose jo do të prishen, për ti hapur rrugë projektit për transformimin modern të këtyre lagjeve.

Ndër të tjera Gjici shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për të gjitha ata që në mënyrë ilegale kanë zabtuar hapësirat pubilke.

Kryetari Gjici në këtë inspektim shoqërohej nga Kryeinspektori i IMTV-së Endrit Dida, dhe nga drejtori i Urbanistikës Andrit Shehu.

Shpërndaj