Safet Gjici, kryetari i bashkisë tek sa pa nga afër përmirësimin në bazën materiale në kopshtin numrin 1 të qytetit, bëri me dije se, falë kontributit të shumë prindërve kushtet e vogëlushëve në kopshte po përmirësohen dita ditës.
Prindërit nga buxheti familjarë kanë krijuar kushtet për të vegjëlit e tyre.
Nisur nga kjo kreu i bashkisë shprehu falenderime dhe mirënjohje të pafundme për prindërit kontribues, jo vetem në kopshtin numër 1, por dhe në kopshtet e tjera që ka bashkia jonë!
Ndërkohë Gjici, ftoj që prindërve kontributorë ti bashkohen prindër të tjerë, biznese, organizata, institucione, pasi duke përmirësuar kushtet e vogëlushëve tanë, po kujdesemi që të përgatisim fëmijë me vlera të larta shoqërore.