Kryetari i bashkisë Kukës, inspektoi lagjet 4,5 të qytetit për të parë nga afër përfundimin e punimeve si dhe vendosjen e stolave në parqet e reja të krijuara nga lirimi i hapsirave të përbashkëta dhe vendosjen e koshave të mbeturinave për gjatë gjithë rrugës.
Kryetari u shpreh se: ”Ky investim është bërë për të gjithë qytetarët prandaj duhet ti kushtojnë një rëndësi të veçantë mirëmbajtjes së rrugëve, ambientit, hedhjen e mbeturinave në koshat përkatës dhe jo në tokë.
Të ndërgjegjësohemi në radhë të parë për veten, pastaj për fëmijët dhe familjarët tanë, prandaj duhet që të gjithë t’i bashkohemi nismës për një qytet sa më të pastër”.