Kryetari i Bashkisë Kukës nderoi me titull “Qytetar Nderi i Bashkisë Kukës” (pas vdekjes) Doktor Shaqir Shehun

Sot më 20.11.2021 Kryetari i Bashkisë Kukës nderoi me titull “Qytetar Nderi i Bashkisë Kukës” (pas vdekjes) Doktor Shaqir Shehun.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë famijar të doktorit, kolegët, miqtë, drejtues të pushtet vendor e qendror, etj.
Keyetari Gjici në fjalën e tij u shpreh se “Këshilli Bashkiak ka marrë një nga vendimet më të mençura në historinë e ndereve të tij për të nderuar me titull “Qytetar Nderi” Doktor Shaqirin
Me motivacionin “ Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike, për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjeksisë, si dhe për kontributin e tij human.”-shprehet kryetari.

Ndër të tjera ai tha se Doktori ka qenë një personalitet i veçantë, i cili ruante vlerat më të larta morale e njerëzore të mësuara nga familja e tij fisnike.
Emri i tij do të gdhendet në fasadat e institucioneve, shesheve e rrugëve të së ardhmes.

Shpërndaj