Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, bashkë me drejtorin e Urbanistikës Andrit Shehu, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e banesave sociale.
Gjatë inspektimit por dhe nga biseda me inxhinierët dhe teknikët e ndërtimit, Kryetari Gjici e vuri theksin tek cilësia e punimeve si dhe te mbarimi i tyre para afatit të caktuar.
Që prej fillimit të ndërtimit të këtyre pallateve një muaj më parë deri më tani kanë përfunduar themelet, ndërkohë po punohet për ndërtimin e bodrumeve nën tokësore, të cilat do jenë në funksion parkimi. Pritet që brenda muajit dhjetor punimet të arrijnë kuotën zero-zero. (përfundimi i punimeve nën tokësore)
Bashkia e Kukësit ka mundësuar punimet e rrjetit inxhinierik, si rrjeti i furnizimit me ujë dhe në vijmesi rrjetin e kanalizimeve dhe dranazhimit.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, tha se së shpejti pritet që të fillojnë punimet dhe për pallate të tjera për të pastrehë.
75 familje do të përfitojnë apartamente në këto dy objekte banimi, ndërkohë numri i aplikantëve për strehim deri më tani është 300 familje.
Investitori i objektit është Enti Kombëtar i Banesave, vlera e objektit ëshë mbi 215 milion lekë të reja dhe Sipërmarrës i punimeve është shoqëria “Geci” sh.p.k.