Kryetari i Bashkisë Kukes Safet Gjici inspekton punimet ne lagjen e re për rregullimin e trotuareve përballë hyrjes së tregut agro-ushqimor.

Kryetari i Bashkise z.Safet Gjici ishte ne lagjen e re , ku po punohet për rregullimin e trotuareve përballë hyrjes së tregut agro-ushqimor.

Gjatë inspektimit kryetari kërkoi rehabilitimin e të gjithë zonës përreth , si trotuaret dhe rrugët e tregut.

Ai u takua me disa banore por jo vetem , ne diskutimet e ndryshme qe pati dhe me biznesmenet kryetari u premtoi rehabilitimin e zones, por kerkoi nga ata bashkepunim dhe permirsimin e kushteve per mirembajtjen e ambjenteve ku ata ushtrojne bizneset e tyre.

Gjate inspektimit ne brendesi te tregut kryetari z.Gjici , pa dhe kushtet ku tregtohen mallrat ushqimore dhe premtoi per permirsim e ambjenteve , por dhe shprehu vullnetin qe tregtaret Kuksian te mblidhen te gjithe se bashku ne nje hapsire te denje dhe te kete konkurence te drejte per te gjithe.

Gjithashtu kryetari gjate takimit kerkoi nga shitesit ambulant qe te zhvendosen tek tregu agro-ushqimor dhe tju sherbejne qytetareve denjesisht.

Shpërndaj