Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici pa nga afër mbarëvajtjen e punimeve në lagjen 6

Ditën e sotme kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici pa nga afër mbarëvajtjen e punimeve në lagjen 6 të cilat janë drejt përfundimit, si dhe aksionimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje.

Gjici theksoi që të gjitha objektet e pa legalizuara të prishen duke ju lënë vend hapësirave publike të gjelbërta.

Kryetari Gjici ndër të tjera theksoi që nuk do të ketë asnjë tolerim për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë ilegale nga qytetarët.

Shpërndaj