Kryetari i Bashkisë Kukës, Z.Gjici inspektoi nga afër punimet e Banesave Sociale

Ditën e sotme kryetari i bashkisë Kukës, Z.Gjici inspektoi nga afër punimet e Banesave Sociale, ku gjithçka ka ecur me ritmin e duhur dhe punimet janë drejt përfundimit.

Një investim tepër madhor nga qeveria Shqiptare dhe Enti Kombëtar i Banesave, ka bërë që 75 familjet më në nevojë të përfitojnë nga ky investim.

Kryetari Gjici u shpreh: “Që brenda muajit Dhjetor bashkë me Entin Kombëtar të Banesave do jemi gati që familjet më në nevojë të gëzojnë banesat e tyre, me cilësitë dhe kushtet më moderne.

Gjithashtu Z. Gjici falenderoj nga zemra edhe firmën për punën e mirë që ka bërë, ndër të tjera ai thekson që ashtu siq kemi biseduar me Entin Kombëtar ne kemi edhe disa sheshe  të tjera, për të ndërtuar edhe 2 ose 3 pallate të tjera me të njëjtat cilësi me nga 75 familje.

Dhe atëhere ne do plotësojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve kukësian, të cilët janë të shumtë mbi 400 kërkesa në bashkinë e Kukësit të cilët kanë vërtetë nevojë.

Gjithka po ecën mirë dhe në kohë shprehet- Kryetari.”

Shpërndaj