Kryetari i bashkisë Kukës z.Safet Gjici dhe drejtori DSHP- Kukës z. Hasan Halilaj panë nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore Bicaj

Kryetari i bashkisë Kukës z.Safet Gjici bashkë me drejtorin e DSHP- Kukës z. Hasan Halilaj ishin në Njësinë Administrative Bicaj, për të parë nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore, ku ky investim po realizohet nga fondi i Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në një deklaratë për median kreu Gjici u shpreh që:   “Janë rreth 3000 banorë që do të përfitojnë një shërbim shumë më cilësor dhe standart nga Qendra Shëndetësore në Bicaj. Ky investim ka një afat prej 8.5 muaj për të përfunduar por shpresojm që punimet të përfundojnë para afatit të kontratës. “

Shpërndaj