Kryetari i bashkisë Kukës z.Safet Gjici insepektoi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës “Rilindja” në lagjen e re

Kryetari i bashkisë Kukës z.Safet Gjici insepektoi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës “Rilindja” në lagjen e re.
Z.Gjici u shpreh: se jam shumë i lumtur që firma kontraktore Marsi Shpk përfundoi punimet me të gjitha standartet e duhura për rehabilitimin e kësaj rruge e cila ka qenë një kërkesë dhe problematikë për të gjithë banorët e kësaj lagje.
Tashmë kjo kërkesë është një premtim i mbajtur nga bashkia Kukës.

Ndër të tjera z.Gjici u shpreh që ka prioritet rregullimin e shumë rrugëve por kjo rrugë ka qenë një ndër kërkesat më të shumta nga ana e banorëve.

Gjithashtu banorët e kësaj lagje shprehen se janë shumë mirnjohës dhe falenderues që kryetari Gjici bëri të mundur realizimin e kërkesës së tyre prej vitesh për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.
Tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe pamjen e duhur.

Shpërndaj