Paraditen e sotme Kryetari i bashkisë Kukës, Z.Safet Gjici insepektoi punimet që kanë nisur për rikonstruksionin e dëmeve të shkaktuara në shkollën “Riza Spahiu.
Në një deklaratë për mediat: Kreu Gjici u shpreh:”Që punimet po ecin me ritme shumë të shpejta me qëllimin që gjithçka të përfundojë në kohë, dhe me datë 1 Nëntor nxënësit të kthehen dhe të vazhdojnë mësimin rregullisht dhe në kushte të përshtatshme.
Ndër të tjera ai thekson që kryesorja është që shkolla të bëhet cilësisht mirë dhe mos të shkaktojë më probleme.
Shpresojmë që gjithçka të ecë mirë dhe punimet të përfundojnë brenda afatit që kemi dhënë.”-shprehet Gjici.