Kryetari i bashkisë kukës z.Safet Gjici mirëpriti në zyrën e tij përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së znj. Monika Merino bashkë me drejtorin e zyrës së UNDP-së z. Eno Ngjela.
Ku u diskuta për shumë çështje të rëndësishme si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që UNDP-ja ka dhënë për bashkinë Kukës.
Në fjalën e tij përshëndetëse kreu Gjici u shpreh:
“Gjej rastin tu jap një falenderim publik e mirënjohje të veçantë në emër të gjithë popullit të Kukësit për të gjithë ekipin e UNDP-së në Shqipëri, për kontributin e shkëlqyer që keni dhënë në zhvillimin social dhe ekonomik të Kukësit për vite me radhë ,duke filluar nga viti 2002 e deri në ditët e sotme.”
Ndër të tjera kryetari tha që “Kam kënaqësinë t’ju informoj se gjatë këtyre tre viteve që drejtoj Bashkinë Kukës,shumë gjëra kanë ndryshuar pozitivisht. Sot Kukësi ka një aeroport ndërkombëtar funksional, një spital rajonal të kompletuar ,një qytet të rivitalizuar, me dhjetra kilometra rrugë të reja lidhëse të fshatrave dhe Njësive administrative si dhe më shumë transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve.”
Bashkëpunime dhe projekte të shumta na presin në vijim shpreh kryetari i bashkisë z. Safet Gjici.