Kryetari i bashkisë Kukës z. Safet Gjici mirëpriti sot në ceremoninë e nisjes së projektit “Perspektiva të Reja në qarkun e Kukësit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri z. Alastair King-Smith, menaxher dhe përfaqësues të projektit.
Objektivi kryesor i këtij projekti është: Ulja e numrit të njerëzve të qarkut Kukës të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe.
Ky objektiv synon të arrihet nëpërmjet rritjes së elasticitetit dhe zvogëlimit të cenueshmërisë së të rinjve ndaj ndikimit të krimit të rëndë dhe të organizuar, duke u mundësuar atyre të adoptojnë rrugë alternative drejt klasifikimit standart profesional falë kushteve të përmirësuara socio-ekonomike dhe rritjes së besimit të komuniteteve dhe sektorit privat në pushtetin vendor.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Gjici u shpreh: “Më lejoni që ti shpreh publikisht mirënjohjen time të veçantë Ambasadorit në emër të popullit Kukësit, për kujdesin dhe vëmendjen që ka treguar për rajonin tonë duke atribuar një projekt mjaft të rëndësish zhvillimi të fokusuar tek gjenerata e re për parandalimin e largimit të të rinjve nga vendi.”