Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici priti ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri z.Momchil Raytchevski.

Kryetari i bashkisë z.Safet Gjici u shpreh se është kënaqësi të pres përsëri pas disa takimeve të tjera, ambasadorin bullgar për të nënshkruar sot, marrëveshjen e projektit për investimin për rikonstruksionin e kopshtit nr 2 të bashkisë Kukës për t’iu ardhur në ndihmë 270 fëmijëve me kushte standarte dhe moderne.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i bashkisë bashkë me ambasadorin bullgar vizituan vogëlushët e kopshtit nr2.

Kreu Gjici falenderoji ambasadorin e bullgarisë në Shqipëri për projektin me fond rreth 99,875 mijë euro në bashkëpunim me bashkinë për rikonstruksionin e godinës së këtij kopshti.
Ky projekt në fakt nuk është projekti i fundit, pasi kemi edhe projekte të tjera në vazhdim për turizmin, bujqësin, si dhe me ambasadorin e bullgarisë kemi patur edhe shumë projekte të tjera më përpara si dhurimin e autobuzit për shkollën e fshatit Borje, dhurimin e veshjeve dhe paisjeve për zhvillimin e turizmit të Skive në Shishtavec shprehet Kryetari Gjici.

 

Shpërndaj