Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici ,së bashku me Kryetarin e Shoqatës “Jetimët e Ballkanit” z. Halil Kastrati dorëzuan 10 çelësa të banesave të familjeve në nevojë ku dhe 4 banesa të tjera janë në përfundim .
Përfundimi i shtëpive do të ishte mbaruar pak muaj më parë ,por duke qenë që “Bashkia e Vjetër”nuk ka qenë korrekte me Shoqatën, janë bërë këto vonesa u shpreh Gjici .
Për mos bashkëpunim korrekt me shoqatën e shprehu edhe vet Kryetari i kësaj shoqate Z .Kastrati .
Bashkia Kukës në bashkëpunim me Shoqatën do të ndërtojë edhe 35 banesa të tjera për familjet në nevojë.
Kur jemi të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për kukësin dhe kukësianët.