Kryetari i Bashkisë Kukës Z.Safet Gjici u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Z.Ardian Gjini.

Zgjerimi i bashkëpunimit mes Kukësit e Gjakovës ishte tema e bisedimit mes Kryetarit të Bashkisë, Z.Safet Gjici dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës Z.Ardian Gjini sot në Gjakovë .

Në takim u diskutua gjerësisht për projektet e përbashkëta dhe problemet me të cilat përballen sot Kukësi e Gjakova,ku ndër të tjera ata kanë diskutuar rreth realizimit të projektit për ujë të pastër, i cili përfshin rregullimin e infrastrukturës së lumit Llukac në Gjakovë dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Kukës.

Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet mes Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”.

Të dy kryetarët në konferencën për shtyp u shprehën të gatshëm për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha mes Kukësit dhe Gjakovës.

 

Shpërndaj