Kryetari i Bashkisë pret në takim Ambasadorin e Bullgarisë.
Kryetari i Bashkisë Z. Safet Gjici priti në një takim në zyrën e tij Ambasadorin e Bullgarisë Momtchil Raytchevski më të cilin diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve Bullgare në Kukës.
Pasi u njoh, nga Kryetari i Bashkisë, me mundësitë që ofron Kukësi për investime, Z. Momtchil Raytchevski shprehu gatishmërinë për të ndikuar në afrimin e investitorëve të vendit të tij.
Z. Gjici e njohu ambasadorin me mundësitë e investimit në zonën e Shishtavecit dhe Borjes apo me të gjitha resurset që ofron Kukësi
Po ashtu, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasadorin edhe me lehtësirat që Bashkia e Kukësit ofron për bizneset dhe mbështetjen e tyre, sidomos për ato biznese që sjellin zhvillim dhe gjenerojnë vende pune.
Një nga objektivat kryesore të Bashkisë së Kukesit është nxitja e punësimit dhe rruga më e mirë drejt kësaj, sipas Z. Gjici, është mbështetja e biznesit.
Kryetari i Bashkisë dhe ambasadori gjithashtu diskutuan për mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave mes qyteteve Bullgare dhe Kukësit, eksperienca të cilat, për Kukësin do të ishin mjaft të vyera.