Ambasadorja e OSBE-së në Tiranë Znj. Clarisse Pasztory , paraditen e sotme zhvilloi një takim zyrtar në Bashkinë e Kukësit.
Kryetari Safet Gjici, i ka uruar mirëseardhjen Znj. Pasztory, ndërsa e ka falënderuar për vëmendjen dhe mbështetjen që ka OSBE për vendin tonë dhe Kukësin.
Znj. Pasztory ka falënderuar për mikpritjen, ndërsa ka shtuar se është në Kukësi, për të parë nga afër qytetin si dhe punët që po bëhen ketu, të cilat përmirësojnë jetën e komunitetit.
Z. Gjici dhe Znj. Pasztory, kanë bashkëbiseduar pa praninë e mediave, ku fokus diskutimesh qenë marrëdheniet e ngushta mes dy vendeve, si dhe projktet që mbështet OSBE.