Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Znj. Yuri Kim, paraditen e sotme zhvilloi një takim zyrtar në Bashkinë e Kukësit.
Kryetari Safet Gjici, i ka uruar mirëseardhjen Znj. Kim, ndërsa e ka falënderuar për vëmendjen dhe mbështetjen nga Ambasada dhe Shtetet e Bashkuara për vendin tonë por edhe për Kukësin në veçanti.
Znj. Kim ka falënderuar për mikpritjen, ndërsa ka shtuar se është në Kukësi, për të vizituar atraksionet e saj. Diplomatja amerikane ka thënë se: “Është hera e parë që vij në Kukës, por kam dëgjuar shumë për të si një qytet që është bujar e me zemër të madhe.”
Për disa minuta, Z. Gjici dhe Znj. Kim kanë bashkëbiseduar pa praninë e mediave, ku fokus diskutimesh qenë marrëdheniet e ngushta mes dy vendeve, si dhe projktet që mbështet Amabsada Amerikane në Kukës.
Vizita e Znj. Yuri Kim, përkoi dhe me 15 vjetorin e themelimit të American Corner në Kukës, e cila tregon qartë bashkëpunimin mes dy vendeve tona.