Kryetari i Bashkise Safet Gjici, priti sot ne zyren e tij Ambasadoren e Hollandes ne Shqiperi, znj. Guusje Korthals Altes.

Ishte kënaqësi të prisja sot në një takim shumë miqësor Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, znj.Guusje Korthals Altes.

Mesazhet e bashkëpunimit dhe perspektiva për t’a bërë zonën e Kukësit një zonë të zhvilluar edhe përmes investimeve të qeverisë hollandeze ishin ndër temat që dominuan bisedimet gjatë këtij takimi.

Ambasadorja Altes u shpreh se Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat dhe se mundësitë për bashkëpunim janë reale.

Shumë faleminderit Ambasadores Altes për vizitën dhe për optimizmin në lidhje me bashkëpunimet e mundshme në vazhdimësi duke siguruar se Bashkia Kukës është gjithmonë e hapur për bashkëpunime serioze dhe mirëpret ,çdo lloj investimi që është në dobi të qytetit dhe banorëve të Kukësit.

Pas takimit u vizitua dhe ekspozita “Care & Dare “ me punime artistike nga femijët e Bashkisë Kukës ,duke dhanë shumë mesazhe domethanëse ne luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore .

 

 

 

Shpërndaj