Kryetari i Bashkise Safet Gjici, priti Ambasadorin e Delegacionit Europian në Shqipëri, z.Luigji Soreca.

Ishte kënaqësi shumë e madhe për mua të prisja sot në një takim shumë miqësor Ambasadorin e Delegacionit Europian në Shqipëri, z.Luigji Soreca.

Mesazhet e bashkëpunimit dhe perspektiva për t’a bërë zonën e Kukësit një zonë të zhvilluar edhe përmes projekteve të BE ishin ndër temat që dominuan bisedimet gjatë këtij takimi.

Ambasadori Soreca shpreh se Kukësi ka potencial të madh zhvillimi në të gjitha fushat dhe se mundësitë për bashkëpunim janë reale.

Shumë faleminderit Ambasadorit Soreca për vizitën dhe për optimizmin në lidhje me bashkëpunimet e mundshme në vazhdimësi duke siguruar se Bashkia Kukës është gjithmonë e hapur për bashkëpunime serioze dhe mirëpret ,çdo lloj investimi që është në dobi të qytetit dhe banorëve të Kukësit.

 

Shpërndaj