Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici inspektoi punimet për rikualifikimin e rrugës së turizmit të ri

Puna për rikualifikimin e kësaj rruge është drejt përfundimit.
Ka përfunduar sistemimi i trotuareve, ndriçimit, tashmë jemi në fazën e fundit të asfaltimit.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se ka vijuar ecuria e punimeve me ritme shumë të shpejta dhe cilësore si për përfundimin e lagjeve 4, 5 dhe 6 të qytetit, rruga “Rilindja” në lagjen e re, po kështu dhe një investim tjetër me fondet e bashkisë, rruga e turizmit të ri.

“Një investim i prekshëm tashmë për të gjithë banorët e qytetit të Kukësit.

Ndër të tjera: Z.Gjici u shpreh se ne si bashki kemi synim përmisimin e infrastrukturës rrugore si dhe mirëmbajtjen e qytetit dhe fshatrave.

Shpërndaj