Kryetari i bashkisë z. Safet Gjici inspekton nga afër punimet e rehabilitimit të rrugës në lagjen Gostil

Kryetari i bashkisë z. Safet Gjici ishte sot për të inspektuar nga afër punimet e rehabilitimit të rrugës në lagjen Gostil, e cila pritet të përfundojë deri në fund të javës tjetër.

Kjo rrugë është rruga lidhëse që të qon edhe për tek liqeni, ku janë 15 familje që shfrytëzojnë këtë rrugë për të kaluar.

Kryetari Gjici u shpreh që:
“Së shpejti do të fillojë edhe projekti për rindërtimin e fasadave të pallateve, lulishteve, ndriçimit të shtyllave si dhe do të bëjmë edhe trotuarin nga Ujësjellësi deri në lagjen e Gostilit.

Ndër të tjera kryetari tha që projekti do të vihet në zbatim sa më shpejt të jetë e mundur, ku punimet në lagjen e Gostilit të jetënë me gjitha kushtet moderne dhe me cilësi të mirë.”

 

 

Shpërndaj