Bashkia Kukës ju bashkua Planit Kombëtar të Pastrimit

Sot edhe Bashkia Kukës ju bashkua Planit Kombëtar të Pastrimit.
Kjo ditë u vendos si dita e pastrimit të territorit për të gjithë institucionet. Aksionit të pastrimit ju bashkuan të gjithë punonjësit e administratës, si dhe Kryetari i bashkisë Z.Safet Gjici.
Në këtë ditë por jo vetëm vazhdojmë misionin për të dhënë një mesazh të qartë kundër ndotjes së ambjentit.
Bashkia kukës ka mbështetur çdo nismë dhe iniciativë në mbrojtje të mjedisit.
Në një komunikim për median Z.Gjici u shpreh që mesazhi që dua të jap për të gjithë qytetarët është që mbani sa më pastër mjedisin, pastërtia sot është një ndër çështjet thelbësore të njerëzimit, dhe do ju lutesha të gjithëve që aty ku pastrohet të mos ndotet, dhe kjo nismë do të shtrihet jo vetëm brenda qytetit por edhe nëpër njësitë Administrative. Drejtoria e shërbimeve bashkë me Bashkinë do jenë gjithmonë të gatshëm në iniciativa dhe aksione të pastrimit të Kukësit.
Ndër të tjera kryetari tha që do të ketë edhe një buxhet për pastrimin, si dhe po përgatitemi për buxhetin për blerjen e materialeve.
Të gjithë bashkë për një mjedis të pastër.

 

Shpërndaj