Mblidhet Këshilli Vendor për Siguri Publike

Në zbatim të “Rregullores për përbërjen, detyrat, përgjegjësit dhe mënyrën e funksionimit të këshillit vendor për siguri publike” neni 6, pika 7, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, nr 30, të datës 29.06.2021,  u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor Për Siguri Publike

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të projektit RAYS, të cilët diskutuan mbi problematikat e sigurisë.

Kryetari i bashkisë Z.Gjici u shpreh që janë marrë masat e duhura për marëvajtjen e qarkullimit rrugor, Drejtoria e Rrugëve ka marrë masat e duhura për përballimin e problematikave që shton ardhja e stinës së dimrit.

Ndër të tjera kryetari tha që:
Bashkia Kukës ka marrë të gjitha masat për përballimin me sukses të problematikave që mund të krijohen si pasojë e reshjeve në stinët e vjeshtës dhe dimrit.

Janë hartuar plane gatishmërie si dhe plane pune për raste të emergjencave civile, është ngritur sistemi i lajmërimit dhe informacionit, janë përcaktuar burimet njerëzore dhe llogjistike për ndërhyrje në raste emergjencave civile.”

 

Shpërndaj