Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, gjatë disa takimeve me banorët e fshatrave Grykë Çajë, Shkinak, Fshat të njësisë administrative Grykë Çajë, diskutoi rreth problemeve që kanë këto zona por dhe zgjidhjen e tyre.
Porblemi i vetëm sipas banorëve, është rruga e Lapaj-Grykë Çajë e cila u shemb pak ditë më parë, ku falë punës intensivë të ekipit të bashkisë u bë e mundur pastrimi, hapja e vënia në funksion të plotë menjëherë.
Ndërkohë kreu i bashkisë Gjici, premtoi se për pak ditë pritet të filloj puna për rehabilitimin e kësaj rruge si dhe përforcimin e murit mbrojtës, për të eleminuar shembje të tjera në këtë rrugë e cila ju shërben 4 fshatrave e mbi 1000 banorëve të njësisë Grykë Çajë.