Misioni & Vizioni

Misioni

Bashkia Kukes ka si mision te saj, te siguroje qeverisjen ne nje nivel sa me afer qytetareve. Si njesi e nivelit baze, ajo do te kete si mision garantimin e vete-qeverisjes ne perputhje me kerkesat e Kartes Europiane te Autonomise Vendore.

Ka synim kryesor plotesimin sa me te mire te nevojave dhe kerkesave te komuniteteve perkatese, nepermjet arritjes se nje niveli sa me te larte sherbimesh, ne dobi te nje zhvillimi te balancuar me qellim perfundimtar standarte te larta te cilesise se jeteses ne territorin nen administrim.

Marrëdhëniet e Bashkise Kukes me organet e pushtetit qendror, do te bazohen në parimin e subsidiaritetit, të konsultimit dhe të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Vizioni

Në 5 vitet e ardhshme Bashkia Kukes synon ne: Planifikimin, mbështetjen e përmirësimit të shërbimeve publike dhe sociale, ndermarrjen e reformave administrative dhe të menaxhimit per funksionet specifike, financimin dhe zbatimin e projekteve ne fushen e arsimit, kultures dhe sporteve si dhe rritjen e komunikimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve drejt një qeverisjeje lokale me të përgjegjëshme dhe transparente.

Bashkia Kukes do te kete si prioritet hartimin e dokumentit te Planit afat-gjate te Zhvillimit Ekonomik (PSZHE) duke perfshire analizen e konsoliduar, qe perfshin pikat e forta dhe mundesite si dhe pikat e dobeta dhe kercenimet, matricen e qellimeve, objektivave, programeve dhe projekteve te planit, matricen e zbatimit te planit, te prioriteteve te projekteve etj.

Plani i zhvillimit identifikon një proçes të tërë, në të cilin do te angazhohen jo vetëm strukturat e administratës vendore të Bashkise, por edhe aktorët kryesorë, grupet e interesit si dhe pjestaret e komunitetit.

“Fuqizimi i qeverisjes vendore dhe i proçesit të decentralizimit me qëllim që të sigurohet një efikasitet më i lartë i vetë qeverisë vendore dhe rritje e autonomisë financiare dhe funksionale” është vizioni i qeverisë që ndjek parimet dhe standardet e përcaktuara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe parimet e Hapësirës Administrative Evropiane për qeverisjen vendore.

Të drejtat dhe përgjegjësitë

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi:
1.1. Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetë-qeverisjes, sipas së cilës:
a) përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin
e kompetencave;
b) bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore, të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tyre,
për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra;
c) krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të
tyre, sipas ligjeve në fuqi;
ç) krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre.
d) krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që
paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
1.2. Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:
a) njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në
përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas
mënyrës së përcaktuar me ligj;
b) e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes publik, nga ana e njësive të
vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
c) e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj
të drejte askujt tjetër.
1.3. Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së
cilës:
a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;
b)vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin
në fuqi;
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte
financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.
1.4. Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike, sipas së cilës:
a) për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që përfaqësojnë, në përputhje me
legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore
të politikave ekonomike të shtetit;
b) të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën më të madhe për
mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
c) veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
1.5. Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës: a) për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në
dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë
së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose
kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose
kontraktimit me një palë të tretë;
b)bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në
organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
c) kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.
1.6. Të drejtën e personit juridik:
Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e
përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi dhe në
mënyrë të veçantë:
a) të drejtën e lidhjes së kontratës;
b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;
c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;
ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;
d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve
nënligjore.
1.7. Të drejta të tjera, sipas të cilave:
a) japin tituj nderi dhe stimuj;
b)vendosin emërtimet e territoreve, objekteve dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre, sipas
kritereve të përcaktuara me ligj;
c) njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vulën dhe simbolet e tyre.
2. Të drejtat dhe përgjegjësitë e sipër-përmendura ushtrohen nga organet e njësive të
vetëqeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi.

Shpërndaj