Nderhyrje per pastrimin e kanalit kryesor kullues pranë Aeroportit në fshatin Shtiqën

Sasia e madhe e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, ka shkaktuar probleme në urën e kanalit kryesor kullues pranë Aeroportit në fshatin Shtiqën.

Punonjësit e Bordit të Kullimit ditën e sotme kanë përfunduar pastrimin e këtij kanali, i cili qe përbmytur nga reshjet e shiut.

Prej tre ditësh ekipi i emergjencave të bashkisë ka punuar për ta mbajtur nën kontroll situatën e krijuar në këtë njësi.

Ndërhyrjen për pastrimin e kanalit e ndoqi nga afër dhe kryetari i Bashkisë, Z. Safet Gjici, i cili tha se prej më shumë se 15 vitesh nuk ishte ndërhyrë në këtë zonë.

Zëvendësimi i urës ekzistuese me tombinat e vendosura do i’u vij në ndihmë banorëve që mos të kenë probleme me përmbytjet.

 

Shpërndaj