Gjatë ditëve të fundjavës kryetari i Bashkisë Safet Gjici, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, z. Artan Lame dhe Drejtorin e Kadastrës në Kukës, z. Vladimir Spahiu, ishte pjesë e një takimi organizuar nga ASHK-ja Kukës, me banorët e lagjës Gostil.
Në këtë takim u sqarua procedura e re ligjore si dhe filloi shpërndarja e dokumentacionit të tokës për secilin prej familjeve që disponojnë pronë bujqësore e që deri sot nuk kanë patur mundësi të aplikojnë për grante për të zhvilluar më tej pronën që kanë.
Gostili është shumë pranë Kukësit, por është një prej zonave që prej 30 vjetësh pret zgjidhjen e problemit të tokës për rreth 140 familje dhe 600 parcela tokë bujqësore.
Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugë futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.