Nënshkruhet marrëveshja e tre bashkive për menaxhimin e mbetjeve

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, bashkë me kryetarin e bashkisë Has, Liman Morina, dhe me zëvëndës kryetarin e bashkisë Tropojë, Abedin Kërrnaja, nënshkruan sot marrëveshjen e menagjimit të integruar të mbetjeve.

Është hera e parë që në Kukës ndërtohet një land-field i tillë. Vendi i përcaktuar është fshati Përbreg- Kukës, në të cilin do të krijohet impianti i trajtimit të mbetjeve. Ndarja e mbetjeve do konsistojë në seleksionimin e materialeve të riciklueshme si: letër-karton, plastik, metal dhe xham. Vend depozitimi do ndërtohet dhe do funksionojë në përputhje me legjislacionin shqipëtar dhe atë të BE-së. Pasi ky projekt finacohet nga BE me vlerën 6.3 mln Euro.

Kjo zonë e menaxhimit do grumbullojë rreth 6500 ton në vit deri në 12-mijë ton mbetje në vit, me një sasi mesatare vjetore prej rreth 8-mijë ton në vit.
Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, rreth 30 mijë ton material të ricikluara do ndahen dhe do kalojnë për rickilim duke shmangur kështu depozitimin fundor të tyre. Në 2033 sasia e mbetjeve të depozituara në land-field do reduktohet me 50%.

Burimi i fondeve per financimin e ofrimit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në të gjitha bashkitë, aktualisht sigurohet nëpërmjet transferimit të pa kushtëzuar të të ardhurave nga bashkitë, të cilat përfshijnë pagesat e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve dhe të të ardhurave nga shërbimet e tjera publike për të cilat aplikohet një tarife nga bashkia.
Niveli i burimit të kostove të shërbimit nga të ardhurat e mbledhura është shumë i ulët në të gjitha bashkitë, Kukës 44%, Has 39% dhe Tropojë 43%.

Shpërndaj