New Opportunities in Kukës – NOK

Projekti është i fituar nga bashkia Kukës në kuadër të Thirrjes “EU for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking)”.

Grupet kryesore të synuara të projektit NOK janë:

  •  Rinia e Kukësit – rreth 200 të rinj do të përfitojnë drejtpërdrejt përmes zbatimit të projektit
  • Gratë e dhunuara – rreth 50 gra të dhunuara do të marrin pjesë në aktivitetet e projektit;
  • Stafi i Bashkisë Kukës – 3 drejtori kryesore do të përfshihen në bashkëpunimin dhe zbatimin e projektit;
  • Qytetarët e papunë të Kukësit – të paktën 70 persona të papunë do të përfitojnë nga zbatimi i projektit.

Ky projekt ka si objektiv të përgjithshëm:

Përmirësimin e aksesit në zhvillimin socio-ekonomik dhe mundësitë e punësimit në Bashkinë Kukës.

Objektivat specifike janë:

  1. Ofrimi i alternativave ekonomikisht të qëndrueshme me fokus tek të rinjtë dhe të rejat në Kukës larg kultivimit të kanabisit.
  2. Të rrisë ndërgjegjësimin kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në zonën e Kukësit.

Aktivitetet kryesore të parashikuara për tu realizuar në kuadër të këtij projekti janë si më poshtë:

Akti 1: Rindërtimi i “Qendrës së Mundësive të reja”:

Akti 2: Themelimi i funksionalitetit të qendrës së re.

Akti 3: Nisja e “Programit të Aftësive dhe Punësimit”.

Akti 4: Veprimet drejt zhvillimit shoqëror.

Shpërndaj