Pas një viti pandemik, rizgjohet jeta kulturore

Pas një viti të vështirë pandemie për gjithë botën, Qendra Kulturore e Bashkisë, i’u rikthye aktiviteteve të saj. Mungesa e shfaqjeve teatrale sidomos për fëmijët e qytetit, por jo vetëm preku edhe Bashkinë e Kukësit.

Nën kujdesin e Qendrës Kulturore të bashkisë, të shkollave të qytetit si dhe të drejtorisë së Arsimit Parashkollor, u bë e mundur që në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” të vendosej shfaqja teatrale “Gënjeshra i ka këmbët e shkurtra.”

Performues ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” të cilët për dy ditë me radhë u ndoqën nga nxënësit e klasave të para dhe të pesta nga të gjitha shkollat 9-vjeçare si dhe nga vogëlushët e kopshteve të qytetit.

Aktivitete të tilla tashmë gëlojnë nga zëri i fëmijëve të qytetit të, duke treguar rikthimin e jetës normale për ta dhe institucionet Kulturore dhe Arsimore të Bashkisë Kukës.

Shpërndaj