Përfundoi në Kukës cikli i trajnimeve profesionale që kishin në fokus tematikën “Dramaturgjia dhe animimi teatror në muzetë me qëllim njohjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore”

“EMOUNDERGROUNDS”- EMOtional technologies for the cultural heritage valorization within transnational UNDERGROUNDS”, financuar nga Programi INTERREG V-B Adriatic-Ionian ADRION Programme 2014-2020 Second Call for Proposal – Priority Axis

Përfundoi në Kukës cikli i trajnimeve profesionale që kishin në fokus tematikën “Dramaturgjia dhe animimi teatror në muzetë me qëllim njohjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore”. ( T.3.2.1).

Ky cikël prej 40 orësh me leksione dhe seminarë i zhvilluar në datat 22-24 Qershor, 2022 dhe 29 dhe 30 Shtator, 2022 u realizua ne kuadër të paketës WP3 që synon rritjen e kapaciteteve, edukimit dhe aktiviteteve promovuese për trashëgiminë kulturore të qytetit të Kukësit.

Qëllimi ishte zhvillim i idijeve dhe aftësive për profesionistë, vullnetarë, sipërmarës ose sipërmarës të ardhshëm në kuadër të projektit“EMOUNDERGROUNDS”,

Temat e leksioneve dhe seminarit u drejtuan nga regjizorja e mirënjohur dhe ekspertja e mediave Najada Elmazi.

Në fund të rinjtë pjesëmarrës u pajisën me çertifikata pjesëmarrjeje

Shpërndaj