Me inaugurimin e përfundimit të asfaltimit të rrugës, banorët e fshatit Shtiqën nuk do të kenë më problemin e rrugës së tyre.
Nga afër përfundimin e punimeve në këtë rrugë i ndoqi Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, bashkë me Prefektin e Qarkut Kukës Hali Hallaçin.
Sipas z. Gjici është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e tij dhe bashkisë për banorët e fshatit Shtiqën. “Prej vitesh në këtë fshat nuk kishte investim, madje edhe vetë banorët e kanë kërkuar prej kohësh këtë investim, por me ndërhyrjen e bashkisë bëhet e mundur një rrugë për tu shërbyer banorëve të Shtiqnit.
Por jo vetëm kaq, do të ketë ndërhyrje në të gjitha fshatrat e Njësive Administrative u shpreh kryebashkiaku Gjici. “
Ky segment rrugor ka një gjatësi rreth 1.4 km.
Rruga nis nga qendra e fshatit deri në Aeroport.