Falë ndërhyrjes së bashkisë dhe fjalës së dhën nga Kryetari i bashkisë,banorët e fshatit Bushat gëzojnë rrugën e asfaltuar.
Banorët e kanë kërkuar prej vitesh, por sot kërkesa e tyre është një tjetër premtim i mbajtur dhe një realitet i ri.
Tashmë lëvizja për këto fshatra do të jetë lehtësisht e qarkullueshme dhe pa probleme për mjetet dhe banorët zonës.
Kryetari Gjici u shpreh që çdo punë e bërë nuk është propagandë por është një realitet që e prekim dhe shofim çdo ditë që po punohet për ta bër Kukësin tonë të bukur.
Ndër të tjera z.Gjici tha: që drejtoria rrugëve do të jetë çdo ditë në krye të detyrës për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor.Fshati Bushat është një fshat i bukur që pëlqehet shumë edhe nga turistët. Kryetari Gjici ju bëri thirrje çdo banori që kjo rrugë nuk duhet të cënohet,të mirëmbahet dhe të mos ket probleme. Asfalti rrugës ka një trashësi mbi 8 cm si dhe gjate segmentit jan vendosur 7 tombina per ujin vadites.
Banoret shprehen qe per 30 vite nuk ka pasur asnje investim ne kte fshat por fal kryetarit Gjici është bërë i mundur ky investim madhor asfaltimi rrugës së Bushatit.