Përkujtohet 76-vjetori i Çlirimit të Atdheut

Në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë sot shënohet 76-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Në kuadër të kësaj dite historike për mbarë popullin shqiptarë, kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, prefekti i Qarkut Zenel Kuçana, kryetari i Këshillit të Qarkut Abdulla Domi, zyrtarë vendorë dhe familjarë të dëshmorëve, morën pjesë në ceremoninë zyrtare që u zhvillua sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Kukës, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të vendit.

Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Kjo ditë përkujtohet ndryshe nga vite të tjera, për shkak të pandemisë Covid 19.

Shpërndaj