Ky lapidar i kushtohet përballjes së përgjakshme më 1912 mes lumjanëve dhe ushtrisë serbe.
Mësuesi veteran Havzi Spahiu, pasardhës i Islam Spahiut teksa falenderoi bashkinë për restaurimin e lapidarit, tha se shumë ushtar serbë humbën jetën në këtë përballje, e se djemtë e lumës nuk u gjunjëzuan në asnjë moment.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, në fjalën e tij tha se Bashkia e Kukësit do të ketë në fokus ruajtjen e monumenteve historike të cilat na kujtojnë historinë e popullit tonë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë banorë të zonës, familjarë të Dëshmorëve, bijë dhe bija të fshatit Kolesjan.
Ndërkohë nxënës të shkollës së mesme “Bajram Adiu” Bicaj dhe të shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Kolesjan prezantuan para të pranishmëve aktivitet historiko-kulturor.