Kryetari i bashkisë Z. Safet Gjici, bashkë me dy nënkryetarët Znj. Majlinda Onuzi dhe Z. Vexhi Halili, paraditen e sotme kanë prezantuar drejtorin e ri të Ujësjellës Kanalizimeve Kukës, Z. Ilir Muçmata.
Deri më sot kjo drejtori është drejtuar nga Asllan Hoxha, i cili qe emëruar një vit më parë dhe i’u desh një punë e madhe për ta kthyer gjendjen e UKK-së në rrugën e duhur.
Prej vitesh kjo drejtori ka pasur probleme sidomos në mbledhjen e arkëtimit të parave, ku tashmë ky do të jetë objektivi kryesor për drejtuesin e ri.
Gjatë prezantimit para punonjësve të UKK-së, Kreu i Bashkisë kërkoi nga drejtori i ri një mirëmenaxhim, për të zgjidhur në kohë të gjitha kërkesat që kanë e do të kenë banorët e bashkisë Kukës.
Ndër të tjera Z. Gjici, nuk la pa falenderuar edhe ish-drejtorin e UKK-së për të cilin tha se ka bërë një punë të mirë.
Shumë shpejt problemi i ujit të pijshëm për banorët e Kukësit do të marrë zgjidhje njëherë e mirë.