Prezantohet Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit

Në Bashkinë Kukës  prej disa javësh është hapur Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Zv.kryetarja Majlinda Onuzi, bashkë me punonjëset e zyrës Arta dhe Suzana, gjatë takimit me përfaqësuese të Qendrës “Konsumatori Shqiptar” kanë disktuar për qëllimin që ka zyra.

Zyra e mbrojtes së konsumatorit ka në fokus mbrojtjen e konsumatorit në bazë të ligjit 9902, 17.04.2008. Ku më anë të tij rregullohen të gjithë mekanizmat Për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Hapja e zyrës u realizua me mbështetjen e projektit “Indeksi i Konsumatorit Vendor”, financuar nga Leviz Albania, nje projekt i Agjencise Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Shpërndaj