Zyra Arsimore Kukës në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe Bashkinë Kukës organizuan sot panairin “Art dhe Zeje”.
Me qëllim promovimin e trashëgimisë tonë kulturore.
Kryetari i bashkisë falenderoji nga zemra të gjithë nxënësit, mësuesit e drejtuesit e të gjitha shkollave për organizimin e këtij aktiviteti kaq të bukur.
Kreu Gjici u shpreh që “Trashëgimia kulturore është një nga asetet më të mëdha që ka Kukësi, me të cilën shpesh krenohemi për përmasat e saj. Folklori popullor ka në majën e piramidës së vet këngën e artizaneve të Lumës.
Organizimi i këtij panairi “Art dhe Zeje” nga shkollat e rrethit Kukës, merr vlerë të çmuar për krejt popullin e Kukësit, pasi shkolla është mjedisi më i rëndësishëm që ka si mision krijimin e shprehive, bindjeve dhe vlerave për ruajtjen dhe zhvillimin e traditës
Vallja e Kukësit është kthyer në një valle simbol të të gjithë shqiptarëve anë e mbanë.”
“Çdo kulturë ka një dinjitet dhe një vlerë të veçantë që duhet të ruhet dhe të respektohet dhe se çdo popull ka të drejtë dhe detyrë të zhvillojë dhe të ruajë kulturën e vet”- shprehet kreu Gjici.