Pas procedimit penal të disa banorëve, për ndërtime pa leje, ka reguar kreu i bashkisë, Safet Gjici.
Ne deklaraten e tij për media, Gjici u shpreh: “se gjatë procesit të evidentimit të ndërtimeve pa leje, do të ketë tolerime për disa banor, të cilët kanë respektuar ligjin në fuqi.”
Por ndërkohë kryetari i bashkësi kërkoi që policia bashkiake, IMTV dhe IKMT të vijojnë punën për zbatimin e ligjit për të liruar hapsirat publike.
Më tej Gjici, ftoi që edhe qytetaret ti bashkohen këtij proçesi, për të liruar hapsirat publike që i kanë zënë prej vitesh.
Në bashkinë e Kukësit prej disa muajsh vijojnë punimet për rikualifikimin e lagjeve 4, 5, dhe 6, për të cilat kryetari i bashkise bëri me dije se edhe në këto lagje nuk do të ketë tolerime, me perjashtim të atyre objekteve që janë të legalizuara.