Paraditen e sotme Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici pa nga afër riparimet e rrugicave që po kryhen në lagjen 1 të qytetit.
Që prej vitit 1994 në këto rrugë nuk është vënë dorë, të cilat qenë kthyer në problem serioz për komunitetin.
Ndërkohë dhe ndriçimi që ka mungur prej vitesh tashmë do bëhet e mundur për banorët e lagjes 1.
Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, tha se me mbarimin e rikualifikimit të lagjeve 4, 5, 6, do filloj puna dhe në lagjet 1, 2 dhe 7 të qytetit.
Rikualifikimi i lagjeve në tërësi do bëj që çdo lagje të ketë hapsira të gjelbërta, kënde lojrash për fëmijë, vend-qëndrime për grupmosha të ndryshme si dhe riparim fasadash.