Rehabilitimi i rrugës në Njësinë Administrative Topojan

Drejtoria e Rrugëve rurale pranë Bashkisë Kukës ka filluar punën për rehabilitimin e rrugës në Njësinë Administrative Topojan.

Fillimin e këtyre punimeve e ka parë nga afër dhe kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, bashkë me administratorin e zonës Shaqir Sahitaj, të cilët vunë theksin te rëndësia e kësaj rruge për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, pasi prej 30 vitesh në këtë rrugë nuk ishte ndërhyrë ndonjëherë.

Investimi në fjalë mundësohet nga Bashkia Kukës bashkë me banorët e kësaj njësie të cilët po ndihmojnë në rehabilitimin e saj.

Rehabilitimi i rrugës lidh fshatrat Turaj, Xhaferaj, Brekijë dhe Topojan si dhe ju vjen në ndihmë 2102 banorëve të kësaj njësije.

Ndërhyrja totale është 4 km, ku 2.5 km janë nga Topojani deri në fshatin Brekijë dhe 1.5 km nga asfalti për në qendër të fshatit.

 

Shpërndaj