Shoqata FENIKS nga Kosova dhe kryetari i bashkisë Kukes z.Safet Gjici dorëzuan 6 shtëpi të reja per familjet ne gjendje te keqe ekonomike

Së bashku me shoqatën FENIKS nga Kosova , kryetari i bashkisë z.Safet Gjici në prani dhe të ambasadorit të Kosovës në Shqipëri z.Nait Hasani dorëzuan 6 shtëpi të reja me kushte plotësisht moderne dhe bashkëkohore për 6 familje që ishin në gjendje të keqe ekonomike por dhe në kushte tepër të keqija banimi.

Përveç kësaj kësaj nisme , kryetari z.Gjici së bashku me kryetarin e shoqatës FENIKS diskutuan dhe për ndërtimin e disa shtëpive të tjera në një periudhë të mëvonshme.

Z. Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij për shoqatën FENIKS , dhe theksoi rëndësinë që ky bashkëpunim ka për Bashkinë e Kukësit, pasi ai adresoi një nevojë urgjente të bashkisë në fushën e strehimit.

Gjithashtu Z.Gjici i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Kosovës në Shqipëri z.Nait Hasani dhe e falenderoi për mbështetjen

Shpërndaj