Gjatë 24 orëve të fundit territori i bashkisë Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intesitet të lartë.
Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave në bashkinë Kukës, të cilët janë në terren për të monitoruar situaten mësojmë se:
1- Si rezultat i përkeqësimit të motit, rënies së shirave dhe borës e vërshimit të ujrave, rrëshqitjeve të dherave e gurëve nuk ka humbje jete në njerëz, kafshë e banesa.
2- Gjendja e rezervuareve paraqitet brenda kapaciteteve në gjendje teknike të rregullt dhe pa probleme .
3- Rrugët nacionale të bashkisë janë funksionale e në shërbim të plotë të njerzve e mjeteve. E gjitha kjo falë rezultat të punës së bërë nga ana e bashkisë me mjetet që disponon, por dhe bashkëpunimit me supervizorët e firmave të kontraktuara.
4- Prurja e madhe e ujërave nga përrejt e lumenjtë, ka dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Gryke-Çaj, por ndërhyrja nga bashkia me fadromat dhe punonjësit e ka mbajtur ne gadishmeri të plotë.
5- Rruga Shkinak- Çajë, ka patur probleme tek përroi i fshatit Çajë, duke grumbulluar sasi të mëdha dheu e guresh. Ndërkohe që vijon puna për ta mbajtur në gadishmëri këtë rrugë.
6- Të gjitha rruget rurale janë pastruar nga guret dhe dherat.
7- Njësia Administrative Ujmisht, Kolsh, Tërthore, Topojan, janë duke u mbajtur në gadishmëri të plotë.
8- Probleme janë paraqitur në rrugën nacionale Ura e Drinit të Zi, Lugina e Drinit deri në Morin, ku supervizori i firmës Salillari bëri pastrimin e plotë dhe po mban në gadishmëri këtë aks.
Nga masat e marra po kontrollohen te gjitha rrugët rurale, veçanërisht në Njësinë Administrative Malzi.
Po punohet pa ndërprerje në të gjitha njësitë ku janë paraqitur problematika.
Nuk ka munguar furnizimi me energji elektrike, dhe po punohet për të qenë gjithcka në gadishmëri. Edhe furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka munguar.
Shtabi i emergjenacave civile të bashkisë Kukës, është gjatë gjithë kohës në terren për të monitoruar stiaten që po shkaktohet nga reshjet e shiut ditëve të fundit.