Situata në rrethin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit paraqitet si më poshtë:
- Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëmë vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël.
- Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, biznese apo toka bujqësore ( toka te permbytura nuk ka). Me përjashtim te fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerëzit dhe banesat.
- Është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasojë e reshjeve të mëdha qe demtuar, po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës.
Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon:
- Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerëzit dhe fadromat kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gadishmëri të plotë.
- Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqtije të gurëve.
- Në Shtiqen rrugët janë të hapura e ndërsa është pastruar dhe kansli varies afër aeroportit.
- Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rreshiqtje dherash, të cilat janë pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.
- Në Njësinë Administrative Cajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marr masa e menjëhershme për ta pastruar.
- Në fshatin Cernaleve është bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.
- Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur në gadishmeri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.
Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.