Presidenti i Nderit Safet Gjici tha se në klubin e verilindorëve tanimë fillon një epokë e re. “Ne duam titullin kampion, i kemi te gjitha kushtet dhe financat me aksionierin e ri, do luftojmë të bëjm një ekip për Conference league. Urojmë që të fitojë Laçi nesër, dhe shumë Suksese Gegës. Ky vit do të jetë vit i kuksianëve për të sjell një trofe të dytë në Kukës” shprehet Safet Gjici. Trajneri Gega shprehu falenderime që i’u besua drejtimi i Futboll Klub Kukësit për herë të dytë. Ai tha se “është pergjegjësi e madhe, por që me punë dhe korrektesi personale e profesionale do arrijmë objektivat e klubit. Ndërkohë po shohim të formojmë edhe ekipin me futbollistët e duhur që do i japin Kukësit rezultatin që ne duam. Dhe shpresojmë që nesër të jemi pjesë e Europës ”.
Skënder Gega është prezantuar si trajneri i FK-Kukësit, e bashkë me të edhe aksioneri i ri i Futboll Klub Kukësit Marsel Braka
