Në një ceremoni të pasaçme,kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici i ka dorëzuar Zylfi Tolës titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për kontributin e shquar për pasqyrimin e aktiviteteve mediatike, artistike, kulturore, organizimin dhe promovimin e veprimtarive të ndryshme sportive si dhe për zhvillimin e arsimit në rrethin e Kukësit”.
Në fjalën e tij të rastit kryebashkiaku Gjici u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi z.Zylfi Tola,
ndër të tjera z.Gjici vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Kukësin,si dhe falenderoj këshilltarët që miratuan propozimin për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.
“Është fat që Kukësi,ka pasur dhe ka shumë personalitete që ja kanë ngritur lart emrin qytetit tonë”. Sot jemi këtu për të nderuar dhe vlerësuar Zylfi Tolën për një sërë meritash.
Në ceremoninë e dhënies së titullit ishin të ftuar Prefekti i Qarkut Kukës z.Kuçana personalitete të qytetit, shkrimtarë, familjarë të z.Tola etj.
Nga ana tjetër Zylfi Tola falenderoj kryetarin e Bashkisë për këtë vlerësim.