Takim i kryetarit të bashkisë Safet Gjici me një grup të rinjsh

Në “Ditën e Rinisë” dhe “Javën e Integritetit” kryetari i bashkisë Safet Gjici, u takua me një grup nxënësish e studentësh.

Fokus diskutimesh mes tyre, ishin projektet dhe prioritet që kryetari i bashkisë Gjici, ka për të rinjtë Kuksianë.

Pyetjet dhe kërkesat që u shtruan në takim, kishin të bënin me çështjet e punësimit, infrastrukturë shkollore, terrene sportive, qendër rinore etj.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, i siguroi të rinjtë se kërkesat e tyre do të trajtohen me prioritet.

Ndërkohë kryetari Gjici, teksa tha që rinia është pjesa më vitale e qytetit, i ftoi të rinjtë që të kontribuojnë në qytetin e tyre, duke u punësuar në profesione të ndryshme.

Shpërndaj